detalet - Sustat
  Hyrje
  Standardizimi
  Bazat e vizatimit teknik
  Detalet e makinave
  Detalet për lidhje
  => Lidhjet e filetuara
  => Format konstruktive të bulonave
  => Format konstruktive të dadove
  => Pykat (kiavetat)
  => Sustat
  => Llojet e pykave
  Detalet për lëvizje rrethore
  Detalet për transmetim

30   SUSTAT

                Sustat janë detale të makinave të cilat dallohen me elasticitet mjaft të madh, respektivisht me mundësi për deformime të mëdha në kufi të elasticitetit. Intensiteti i këtyre deformimeve elastike varet nga materiali dhe zgjidhja konstruktive e sustës. Për atë këto detale të makinave përdoren për lidhje të atyre pjesëve te të cilat nevojitet pjesa, e cila gjatë punës (nënë veprimin e ngarkesave), e ndryshon vendin e vet dhe pas ndërprerjes së veprimit të forcave  të kthehet në pozitën e vet paraprake. Nga kjo del se sustat e akumulojnë punën e deponuar për deformimin e saj (ose e shendrojnë në energji potenciale) dhe përsëri e shendrojnë në energji mekanike. Për shkak të aftësive të tilla - të deformimit elastik - sustat më shpesh shfrytëzohen për:

 - akumulimin e punës (orët, lodrat);

 - amortizimin e goditjeve (refuzuesit, lidhëset elastike);

 - shpërndarjen e njëtrajtshme të goditjeve dhe ngarkesave (te akset e boshteve);

 - rregullim (ventili rregullues);

 - kufizimin e forcës (presat, çelësat moment);

 - matjen e forcës (dinamometër);

 - lëvizje të detyrueshme të ndonjë pjese të makinave (ventili te motorët me djegie të brendshme);

 - shuarjen e vibracioneve (te makinat veglore) etj.

                Duke filluar nga aplikimi i gjerë i sustave, ato mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme. Klasifikimi më i vrazhdë mund të bëhet sipas tensionimit, i cili paraqitet në prerjen e brendshme tërthore të sustës. Duke marr parasysh këtë dhe faktin se sustat prej gome formojnë grup të veçantë, mund të bëhet klasifikimi si vijon:

                a) sustat fleksione,

                b) sustat torzione,

                c) sustat unazore dhe

                d) jastëk të gomës.

 


 

          Materiali për susta duhet të dallohet me elasticitet mjaft të lartë. Gjithashtu, sustat i nënshtrohen ngarkesave dinamike dhe të ndryshuara, për çka nevojitet struktura e materialit të jetë sa më homogjene dhe përbërja kimike e tij të mundëson qëndrueshmëri në lodhje dhe temperatura të larta. Materiali më shpesh i përdorur në makineri për susta është çeliku. Në disa raste të veçanta për susta mund të përdoren edhe bronci fosforik ose siliciumi, mesingu, druri, goma (jastëk prej gome) dhe në raste të veçanta edhe ajri mund të luaj rolin e sustës.

Zgjidhjet konstruktive të sustave varen nga lloji dhe pozicioni i ngarkesave dhe nga vendi ku susta vendoset, gjegjësisht, nga pozicioni i ndërsjellë i pjesëve të lidhura.

                Sustat fleksione (fig. 30.1 a) i nënshtrohen përkuljes (lakimit). Sipas zgjidhjes konstruktive ata mund të jenë të llojllojshme.

Susta e thjesht e mbërthyer fleksione

Susta fletore e përbërë fleksione

Susta spirale fleksione

Sustat pjata

Sustat vidhore fleksione

                Në prerjen tërthore të sustave torzione (fig. 30.1 b), paraqitet tensionim në përdredhje (torzija).

Sustat vidhore torzione

Sustat kërmillore torzione

                Sustat unazore (fig. 30.1 c) përbëhen prej unazave të jashtme dhe të brendshme të cilat mes tyre kontaktohen nëpër mjet sipërfaqeve konike. Nën veprimin e forcës aksiale unazat e jashtme zgjerohen kurse të brendshmet mblidhen (shtypen).  

                Jastëk të gomës (fig. 20.1 d) më shpesh ngjyten mes dy pllakave metalike dhe pastaj vendohen në makina sipas hapësirës veprimit të ngarkesave (fig. 30.  ). 

 
Today, there have been 9 visitors (17 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free