DETALET PËR LIDHJE MAKINERIE
Lidhja e pjesëve të konstruksioneve në tërësi të përbashkët realizohet me detale për lidhje.
Me këto detale realizohen lidhjet e pandashme, të ndashme, elastike dhe nyjore.
Lidhjet e pandashme nuk mund të ndahen pa dëmtim të pjesës së lidhjes ose pjesëve të lidhura.
Lidhjet e pandashme realizohen me ribatina, saldim, ngjitje...
Lidhje të ndashme i quajmë ato lidhje të cilat mund të ndahen pa dëmtim të pjesëve të lidhjes dhe pjesëve të lidhura.
Këto lidhje realizohen me lidhje të filetuar (bulon dhe dado), pyka (kiaveta) dhe kunja.
Lidhjet elastike realizohen me susta.
Lidhjet nyjore realizohen me aksëza të cilat, njëkohësisht, janë edhe detale për lëvizje rrethore.