28 PYKAT (KIAVETAT)
Pykat dhe kunjat janë detale të makinave të cilat shërbejnë për lidhje të ndashme, më shpesh lidhin boshtet me kokat e elementeve transmetuese. Pykat më shpesh janë me formë prizmatike (fig. 29.1), ndërsa kunjat me formë cilindrike, më rrallë konike (fig. 29.2).
Fig. 29.1

Fig. 29.2
Lidhjet e profilizuara realizohen me formë të veçantë të profilizuar të boshtit dhe vrimës të kokës së rrotës (fig. 29.3).

Fig. 29.3
Përmasat kryesore konstruktive të pykave janë (fig. 29.4):
a) gjatësia e pykës l,
b) gjerësia e pykës b,
c) lartësia mesatare e pykës h= (h1+h2) / 2 ,
d) Pjerrtësia e pykës tg a = (h1-h2) / l .

Fig. 29.4
Pjerrtësia e pykës është karakteristika e saj themelore. Nga madhësia e pjerrtësisë varet karakteri i lidhjes, gjithashtu edhe forca e nevojshme aksiale për realizimin e lidhjes. Me rritjen e këndit të pjerrtësisë të pykës, rritet edhe forca e nevojshme aksiale për shtytjen e pykës, dhe anasjelltas. Për atë pjerrtësia e pykës merret varësisht nga dedikimi i saj:
- pjerrtësia për pykat për adaptim (rregullim): 1:5 deri 1:15,
- pjerrtësia te pykat vetë frenuese, lidhjet që shpesh ndahen: 1:20 deri 1:40 dhe
- pjerrtësia te pykat vetë frenuese, lidhjet që rrallë ndahen: 1:75 deri 1:100.
Te pykat gjatësore të standardizuara me pjerrtësi, pjerrësia merret 1:100.