53 TRANSMETUESIT E FUQISË
Transmetojnë momentin rrotullues (fuqinë) nga boshti i makinës së repartit në boshtin e makinës punuese.
Fig. 53.1 Pozicioni i transmetuesit te makinat
Sipas parimit të punës transmetuesit mund të jenë:
- mekanik
- hidraulik
- pneumatik dhe
- elektromagnetik.
TRANSMETUESIT MEKANIK
Sipas mënyrës së transmetimit të momentit rrotullues transmetuesit mekanik mund të ndahen në dy grupe:
1. Transmetues me fërkim dhe
2. Transmetues me dhëmbëzim.
Transmetuesit me fërkim (fig.53.2) mund të jenë transmetues me rrota friksionale (fërkuese) dhe transmetues me rrip.
Në grupin e transmetuesve me dhëmbëzim (fig. 53.3) numërohen transmetuesit me dhëmbëzore dhe transmetuesit me zinxhir.

Fig. 53.2 Transmetuesit me fërkim: a) me friksion, b) me rrip

Fig. 53.3 Transmetuesit me dhëmbëzim: a) me dhëmbëzore, b) me zinxhir
Karakteristikat themelore për të gjitha llojet e transmetuesve janë: raporti i transmisionit (i) dhe shkalla e shfrytëzimit (h).
- raporti i transmisionit (i)
ku janë:
- n [min-1] – numri i rrotullimeve në minutë,
- w [s-1] – shpejtësia këndore,
- d [mm] – diametri i rrotës
Madhësitë me indeks “1” janë për rrotën ngasëse, ndërsa me indeks “2” për rrotën e ngasur.
Raporti i transmisionit për transmetuesit e shumëfishtë (përbërë) llogaritet sipas formulës:
Shkalla e shfrytëzimit paraqet raportin mes fuqisë në dalje dhe hyrje të transmetuesit:

ku janë:
Pdal – Fuqia në dalje të transmetuesit dhe
Phyr – Fuqia në hyrje të transmetuesit.