detalet - 59 Transmetuesit e dhëmbëzuar
  Hyrje
  Standardizimi
  Bazat e vizatimit teknik
  Detalet e makinave
  Detalet për lidhje
  Detalet për lëvizje rrethore
  Detalet për transmetim
  => 59 Transmetuesit e dhëmbëzuar
  => 61 Raporti i transmisionit të trans.të përbër
  => 60 Dhëmbëzorët cilindrik
  => 62 Dhëmbëzoët konik
59 TRANSMETUESIT E DHËMBËZUAR

- Transmetojnë forca dhe energji të ndryshme, nga më të voglat deri më të mëdhatë (prej 10 N te veglat deri 50 000 W te reduktorët e turbinave).
- Afat të gjatë punues dhe shkallë të shfrytëzimit  h= 0,99.
- Dhëmbëzorët të cilët i takojnë një çifti të dhëmbëzuar quhen dhëmbëzor të ingranuar (ingranazh)


Fig. 59.1

Profili i dhëmbve fitohet me prerje:
 - te dhëmbëzoret cilindrik me çfarë do rrafshi normal me aksin gjatësor të dhëmbëzorit (fig. 59.2), ndërsa, te dhëmbëzoret konik, me çfarë do sipërfaqe sferike me qendër në pikën e ndërprerjes së akseve të dhëmbëzorve, respektivisht të vazhdueseve të sipërfaqeve takuese (fig. 59.3).

                                 
Fig. 59.2                             Fig. 59.3

Në prerjen e rrafshit të lartpërmendur (respektivisht sferës) dhe sipërfaqes kulmore, kinematike dhe nënkëmbëzore fitohen (fig. 59.1):

-          Diametri kulmor  - dk

-          Diametri kinematik – d

-          Diametri nënkëmbëzor – df.

Në rrethin kinematikë janë vendosur dhëmbët z në distancë harkore të barabartë ndërmjet tyre – hapi i dhëmbëve P. Me që se numri i dhëmbëve z duhet patjetër të jetë numër i plotë, perimetri i rrethit kinematikë është i përbërë prej z hapave:

d π = z P

Prej ku madhësia e diametrit kinematikë për numër të dhëmbëve z dhe hap P do të jetë:

d = z P/π = z m

Shenja e përvetësuar  m = P/π quhet modul dhe paraqet karakteristikë shumë e rëndësishme për dhëmbët. Është e përvetësuar që të evitohet llogaritja me numrin π, dhe si madhësi themelore kinematike është standardizuar (tabela 59.1).






Today, there have been 3 visitors (30 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free