|
detalet - Llojet e pykave
|
|
|
LLOJET E PYKAVE (KIAVETAVE)
Sipas pozicionit të tyre, në raport me pjesët e lidhura, pykat ndahen në dy grupe:
- gjatësore – kur pyka vendoset në drejtim të aksit gjatësor të pjesëve të lidhura dhe
- tërthore – kur pyka vendoset në drejtim tërthor me drejtimin e aksit gjatësor të pjesëve të lidhura
Pykat gjatësore, sipas dedikimit të tyre, mund të ndahen në pyka me pjerrtësi dhe pyka pa pjerrtësi.
Në tabelë 29.1, janë dhënë format dhe emrat e pykave gjatësore sipas standardit ISO.
Tabela 29.1
Pykat me pjerrtësi aplikohen atje ku, përveç sigurimit të palëvizshmërisë radiale të pjesëve të lidhura, kërkohet edhe sigurim aksial.
Për dallim nga këto, pykat pa pjerrtësi mundësojnë lëvizshmëri aksiale të pjesëve tëlidhura.
Pykat me pjerrtësi gjatë mbërthimit të tyre shkaktojnë eskoncentritet të pjesëve që lidhen, për atë atje ku duhet centricitet më lartë (dhëmbëzorët, etj.), aplikohen pykat pa pjerrtësi.
Pykat tërthore çdoherë bëhen me pjerrtësi dhe vendosen tërthorazi ndaj aksit gjatësor të pjesëve të lidhura.
Sipas dedikimit, pykat tërthore ndahen në dy grupe:
a) Pykat tërthore për lidhje dhe
b) Pykat tërthore për adaptim.
Pykat tërthore për lidhje:
Kanë pjerrtësi më të vogël me qëllim të evitimit të lirimit të lidhjes.
Shërbejnë për vazhdimin e dy levave ose për lidhjen e levës me ndonjë detal tjetër makinerik.
Pykat tërthore për adaptim
Realizohen me pjerrtësi më të madhe me qëllim që gjatë zhvendosjeve të vogla të sigurohet adaptimi i duhur i pozicionit të ndërsjellë të pjesëve të lidhura.
Kunjat
Kunjat aplikohen në vend të pykave gjatësore dhe tërthore te lidhjet më pakë të ngarkuara.
Përparësitë e kunjave kundrejt pykave është punimi i lehtë i tyre dhe adaptimi i shpejt dhe i lehtë.
Janë dhënë disa shembuj të aplikimit të kunjave.
Sipas formës kunjat mund të jenë: cilindrik, konik dhe elastik.
Kunjat cilindrik dhe konik mund të jenë me ulluqe ose pa ulluqe.
Kunjat cilindrik janë të standardizuar.
Diametri standardizohet nga 1 deri 50 mm me tolerime h8, h11 dhe m6.
Gjatësitë e këtyre kunjave mund të jenë nga 2 deri 220 mm.
Materiali standard për këta kunja është çelik Ç 0345, për kunjat e kalitur Ç 0645.
Kunjat konik standardizohen.
Punohen me pjerrtësi 1:50 prej çeliku Ç 0545 me diametër deri 50 mm dhe gjatësi deri 260 mm, respektivisht deri 360 mm.
Kunjat elastik janë të standardizuara dhe punohen me diametër deri 50 mm dhe gjatësi deri 400 mm.
Realizimi i lidhjes me pyka varet nga forma konstruktive e pykave (fig.).
- a) pyka pa pjerrtësi vendoset në kanale të veçanta të boshtit dhe mbi atë vendoset koka e rrotës,
- b) për lidhjen me pyka me pjerrtësi nevojitet kanal më i gjatë në bosht dhe hapësirë për nxjerrjen e pykës,
- c) edhe për lidhjen me pykë me grep nevojitet gjatësi më e madhe e kanalit, ndërsa nxjerrja e pykës realizohet me tërheqje nga ana e grepit.
|
Today, there have been 13 visitors (22 hits) on this page!
|
|
|
|