detalet - Lidhjet e filetuara
  Hyrje
  Standardizimi
  Bazat e vizatimit teknik
  Detalet e makinave
  Detalet për lidhje
  => Lidhjet e filetuara
  => Format konstruktive të bulonave
  => Format konstruktive të dadove
  => Pykat (kiavetat)
  => Sustat
  => Llojet e pykave
  Detalet për lëvizje rrethore
  Detalet për transmetim

Lidhjet e filetuara

Lidhje të filetuara quhen lidhjet të cilat realizohen me bulon dhe dado (vidha).

Buloni dhe dado (vidhat) janë detale të cilat shërbejnë për lidhje të pjesëve të makinave të cilat, sipas nevojës, mund të ndahen pa dëmtim të pjesëve të lidhura ose bulonit dhe dados.


Llojet e filetës

Fileta shërben për lidhje dhe shëndrime të lëvizjes.

Fileta mund të jetë e brendshme dhe e jashtme, ndërsa, sipas kahes së filetës - e djathtë dhe e majtë. Në figurën e mëposhtme tregohet mënyra paraqitjes së filetës (vidhës). Me mbështjelljen e trekëndëshit kënddrejtë rreth cilindrit me diametër të caktuar fitohet fileta (vidha).



h -hapi ose ecja e filetës

Për lidhje, kryesisht, përdoren fileta metrike dhe e Vitvortit.

Këndi i profilit të filetës metrike është 60°.

Te gjitha përmasat e filetës metrike shprehen në milimetër. Fileta metrike shënohet me shkronjën M dhe diametrin nominal në milimetër (p.sh. M20)

Këndi i profilit të filetës së Vitvordit është 55°. Shënohet diametri nominal në coll (1"=25,4 mm).

Përveç këtyre llojeve të filetave ekzistojnë edhe fileta e pjerrët, trapezoide, e rrumbullakuar, katrore, etj.

Pra, lidhjet e filetuar mund të realizohen me bulon dhe dado ose vetëm me bulon dhe mund të jenë direkte ose indirekte.

                      Detailed threads
 
Today, there have been 11 visitors (26 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free