45 LIDHËSET MAKINERIKE (XHUNTO)
Lidhëset makinerike janë detale të makinave për lëvizje rrethore të cilat shërbejnë për lidhjen e skajeve të dy boshteve, skaji të një boshti me ndonjë detal transmetues (rrotë) dhe dy pjesëve të ndonjë boshti shumë pjesësh.
Pozicionimi i lidhëseve në makina
Boshti shumë pjesësh
Sipas parimit të punës lidhëset mund të jenë:
- mekanike
- hidraulike
- pneumatike dhe
- elektromagnetike
Sipas karakterit të lidhjes së boshteve, lidhëset mekanike mund të jenë:
- të shtangura
- elastike
- dilatacione
- frikcione
- nyjore dhe
- të veçanta (speciale)