detalet - Xhunto elastike
  Hyrje
  Standardizimi
  Bazat e vizatimit teknik
  Detalet e makinave
  Detalet për lidhje
  Detalet për lëvizje rrethore
  => 1 AKSET
  => 2 BOSHTET
  => 3 Vizatimi i boshtit
  => KUSHINETAT
  => Kushinetat rrëshqitëse
  => LYERJA E KUSHINETAVE RRËSHQITËSE
  => KUSHINETAT RROKULLISËSE
  => Lyerja dhe shtupimi i kushinetave rrokullisëse
  => Paraqitja e kushinetave në dokumentacionet teknike
  => Xhunto makinerie
  => Xhunto të shtangura
  => Xhunto dilatacione
  => Xhunto elastike
  => VIZATIMI DHE LEXIMI I VIZATIMEVE TEKNIKE TË LIDHËSEVE MAKINERIKE
  Detalet për transmetim
48  Lidhëse elastike

Dedikimi themelor i këtyre lidhëseve është zbutja e goditjeve dhe oscilimeve që paraqiten te boshti që pranon lëvizjen. Përveç saj, varësisht nga zgjidhja konstruktive këto lidhëse mund të kompensojnë dilatacione të vogla radiale dhe aksiale. Elasticiteti i lidhëses sigurohet me ndërmjetësues elastik prej gome, lëkure, masave plastike dhe shiriti prej çeliku.

Lidhëset elastike më shpesh vendosen ndërmjet makinës së repartit dhe pjesëve tjera të pajisjes, me qëllim të mbrojtjes nga goditjet dhe të barazojnë transmetimin.

Fig 48.1 Lidhëse elastike me disqe

Në fig. 48.1 është paraqitur lidhësja elastike me unaza prej gome e cila ka gjetur përdorim në pajisjet kimike, tekstile dhe makinave të ngjashme për lidhjen e elektromotorit dhe boshtet e transmetuesve ose drejt për së drejti për lidhjen e elektromotorit me makinën punuese. Elasticiteti sigurohet ashtu që gjatë punës së pa rregullt të makinës punuese deformohen unazat prej gome duke pranuar një pjesë të energjisë goditëse. Një pjesë e kësaj energjie humbet në fërkim, e cila, e shndërruar në nxehtësi humbet pa kthim  në ambient, ashtu që energjia e akumuluar në unazat prej gome nuk kthehet në vlerë të plotë mbi boshtin e elektromotorit. Në atë mënyrë elektromotori mbrohet nga goditjet, dhe e gjithë pajisja punon më qetë. Në fig. 48.1 tregohen përmasat standarde të cilat për diametër të dhënë të boshtit (d) zgjidhen nga tabela.

Lidhëset elastike mund të kenë zgjidhje të ndryshme konstruktive, disa prej tyre janë: Lidhëse elastike me disqe (fig. 48.1), lidhëse elastike-perifleks (fig. 48.2), lidhëse elastike me sustë në formë shiriti (fig. 48.3) etj.

 
Fig. 48.2 Lidhëse elastike-perifleks

      

Fig. 48.3 Lidhëse elastike me sustë në formë shiriti

 
Today, there have been 25 visitors (38 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free